Bushati për shpalljen e Berishës “non grata” nga SHBA: Është shantazh për Lulzim Bashën, jo për një pensionist

19/05/2021 22:25

Analisti Andi Bushati thotë se vendimi i SHBA për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën dhe familjen e tij është për t’i bërë shantazh Lulzim Bashës.

Në emisionin “Open”, Bushati thotë se kreu i opozitës është para një zgjedhjeje nëse do të mbështesë Berishën apo Amerikën.

Andi Bushati: Unë mendoj që Lulzim Basha duhet të ishte distancuar që në 2013 nga Sali Berisha. Sot nuk distancohet dot. Ky vendim është shantazh për Lulzim Bashën, jo për një pensionist. Për të kuptuar këtë deklaratë që vjen pas zgjedhjeve, duhet të shohim kuadratin e madh. Basha pretendon se ka pasur masakër elektorale, vjedhje e zgjedhjeve.

Kush ka qenë frika? Prishja e status quosë dhe radikalizimi i opozitës. Kush kanë qenë faktorët? Sali Berisha dhe Ilir Meta, ata që po goditen më shumë. Si mund të gjykosh një parti, lideri i së cilës nuk ka qëndrim. Basha është para një zgjedhjeje, do bëhet me Berishën apo Amerikën.

Top Channel