U zhvarrosën si ushtarë grekë/ Kthehen pas 15 vitesh në Kosinë të Përmetit eshtrat e 108 banorëve (FOTOT)

18/05/2021 19:03

Trupat e 108 banorëve të fshatit Kosinë, të Përmetit, që humbën jetën gjatë luftës italio-greke dhe që ishin e zhvarrosur në vitin 2006, janë rivarrosur sot në një ceremoni pa praninë e medieve.

Në atë kohë prokuroria e Përmetit kishte kërkuar kryerjen e ADN-së për eshtrat dhe rezultatet krahasuese ishin zvarritur ndër vite. Përfundimisht mjekësia ligjore shqiptare konfirmoi se eshtrat e 108 personave që ruheshin në kuti metalike në manastirin e Shën Nikollës, në Këlcyrë i përkisnin banorëve të të dy gjinive dhe të moshave të ndryshme të Kosinës.

Kur trupat e tyre u zhvarrosën, në Kishën e Shën Mërisë pati reagime të shumta në fshatin Kosinë dhe u trajtua si skandal. Dhjetëra banorë të zonës dëshmuan se ishin duke u paguar nga 100 euro për çdo varr të hapur dhe paketim eshtrash. Ky moment e futi në ngërç marrëveshjen mes dy shteteve që parashikonte ndërtimin e varrezave të të rënëve grekë gjatë viteve 40-41 në kohën e luftës italo-greke.

Sot, në fshatin Kosinë kanë qenë Konsulli grek në Gjirokastër, Drejtoresha e Prefekturave të Shqipërisë, Prefekti i Gjirokastrës, Kryetarja e Bashkisë dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Mbrojtjes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA