Turqia “kërcënon” SHBA: Po na detyroni vetë, do të blejmë raketa të tjera ruse!

18/05/2021 14:45

Paralajmërimet e Washington-it nuk i kanë frenuar kërcënimet e Turqisë se do të vazhdojë me blerjet ushtarake ruse pavarësisht paralajmërimeve nga Washingtoni.

Blerja e një sistemi raketash ruse u kthye në mollë sherri mes Ankarasë dhe aleatëve të saj në NATO. Por edhe pse Washingtoni është përpjekur ta shtojë trysninë mbi Turqinë për të hequr dorë nga marrja e sistemeve ruse të mbrojtjes nga raketa S 400, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar i hodhi poshtë shqetësimet amerikane.

Ky nuk është një sistem për sulme, tha ai, dhe aty ku është dislokuar ai nuk mund të kërcënojë absolutisht askënd. Washingtoni këmbëngul sistemi i avancuar i raketave S 400 përbën një kërcënim për sistemet e mbrojtjes së NATO-s. Por, Ankaraja nuk bindet. Një burim i afërt me qeverinë thotë se Turqia tashmë ka arritur një marrëveshje me Moskën.

Muajin e kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Turqinë se mund të përballet me sanksione nëse blen armë të tjera ruse, përfshirë sisteme shtesë të raketave S 400. Për shkak të shqetësimeve mbi raketat S 400, Washingtoni kishte bllokuar Turqinë nga modernizimi i avionëve të saj të vjetër luftarakë me ato F-35 të Amerikës.

Por, këshilltari i presidentit turk Mesut Casin paralajmëroi se Washingtoni po e detyron Turqinë që të thellojë edhe më tej lidhjet e saj ushtarake me Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA