Një person është vrarë me armë zjarri sot në Pejë. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se ngjarja ndodhur rreth orës 15:30 në një lokal në këtë qytet.

Gashi shton se grupi i ekspertizës që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka konfirmuar se personi që është gjetur i shtrirë në lokal ka ndërruar jetë në vend.

“Sot në orët e pasdite në ora 15:36 minuta Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Gjon Gazuli” në një lokal në qytet të Pejës. Menjëherë ka dal në vendngjarje, aty ka takuar, hasur në një person të shtrirë i cili dyshohet se ishte i qëlluar me armë zjarri. Është njoftuar emergjenca e Qendrës së Mjekësisë Familjare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante. Për momentin këto informacione i kemi. Viktima është e gjinisë mashkullore”, tha Gashi, shkruan Kosova Press.

Top Channel