Moti po dëmton prodhimet/ Fermerët ankohen për sëmundjet e bimëve, për shkak të luhatjes së temperaturave
18/05/2021 12:51
Luhatjet e temperaturave në një mot të paqëndrueshëm këtë pranverë kanë bërë që fermerët në Divjakë të ankohen për problemet që po shfaqen te kultura të ndryshme bujqësore.
Pjekja me vonesë sjell daljen më vonë në treg. Shalqini dhe patatja janë më të prekurat.
Por, veç vonesës në pjekje, lagështira ka shkaktuar dhe sëmundje te bimët dhe fermerët ankohen se me pesticidet që ndodhen në treg nuk kanë rezultatet që duan.
Top Channel