Vizita e Ilir Metës në Slloveni nuk ishte arsyeja e vetme e e mos paraqitjes se kreut te shtetit në Kuvend.

Depeutetët të cilët po hetojne Presidentin gjeten mbi tryezë një shkresë me mbi arsyet sepse Ilir Meta këtë herë nuk e ka ka ndërmend ti përgjegjet thirrjes së Komisionit Hetimor.

“ Kuvend njëpartiak nën diktatin e kreut të Partisë Socialiste, dëshironi të vazhdojë “sa për sy e faqe” farsën e nisur me urdhër të tij për mbulimin e masakrës zgjedhore, Kreu i Shtetit, si përfaqësues i unitetit të popullit dhe garant i Kushtetutës, ka detyrimin të vazhdojë ushtrimin e qetë të funksionit të tij kushtetues, duke injoruar çdo kërkesë që vjen nga një organ antikushtetues dhe i paligjshëm, që e keni emërtuar si Komisioni Hetimor” .

Mosnjohja e Parlamentit revoltoi më së shumti Spartak Brahon bashkëpunëtorin e Ilir Metës dikur , tashmë deputet ne radhët e Partisë Socialiste .

Spartak Braho: Ai thotë në shkresë nuk e njeh parlamentin, ky është puç ndaj kuvendit që e ka zgjedhur

Edhe pse mungoi fizikisht deklarimet e Metës u dëgjuan në Komisionin. Këtë herë në vëmendje u soll përplasja publike me ambasadoren Yuri Kim.
Komisioni i dha afat deri të hënën kreut te shteti për tu paraqitur në Kuvend, ndërkohë u kërkuan te shqyrtohen edhe dekretet e kthyera nga Ilir Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA