Finalja e Kupës, shorti përcakton Skënderbeun si pritës

18/05/2021 17:20

Më 30 maj, në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Vllaznia, sfidë që mbyll sezonin me dhënien e trofeut të dytë më të rëndësishëm në futbollit shqiptar.

Këtë të martë, departamenti i garave në Federatën Shqiptare të Futbollit hodhi shortin që përcaktoi korçarët si ekip pritës.

Bardhekuqtë kaluan në finalen e Kupës pas fitores ndaj Teutës 0-2 në “Niko Dovana”, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.

Shkodranët, nga ana tjetër, fituan në “Loro Boriçi” ndaj Laçit, në një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj.

Kjo është hera e dytë në historinë e këtij kompeticioni që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në finale. Vllaznina dhe Skënderbeu janë përplasur  për herë të parë në finale e Kupës në vitin 1965 dhe atë ndeshje e fitoi skuadra kuqeblu me rezultatin 1-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA