
25/02 09:55
Shkëlqim Bega, konkurrenti i Për’Puthen, i cili ushtron sportin e boksit ka zbuluar në emisionin “Procesi Sportiv” se për herë të parë në historinë shqiptare të boksit kanë ardhur 2 medalje ari dhe një argjendi.
Shkëlqimi tregoi se kjo arritje është falë trajnerit të boksit shqiptar dhe medaljet kanë ardhur nga kampionati i Ballkanit që është mbajtur në Serbi.
Shkëlqim Bega: Do ju jap lajmin e madh për Shqipërinë. Para 4 ditësh, tre boksierë kombëtarë nga ekipi i Tiranës, për herë të parë në historinë shqiptare të boksit kanë ardhur me 2 medalje të arit dhe një të argjendit në kampionatin e Ballkanit që është mbajtur para 5 ditësh në Serbi. Kjo falë trajnerit të boksit.
Top Channel