Anëtarësimi në BE/ Meta: Mbetet përparësia më e lartë e Shqipërisë!

18/05/2021 09:31

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron përpjekjet për t’u anëtarësuar në BE do të mbeten qëllim strategjik kombëtar, për vendin.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Presidenti shkruan se kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian, janë provë e fortë për të treguar funksionimin e institucioneve demokratike në vend.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian vazhdon të jetë përparësia më e lartë e Shqipërisë dhe qëllimi ynë strategjik kombëtar. Kushtëzimi i vendosur nga BE është një provë e rëndësishme për funksionimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.
Mbështetja e Procesit të Brdo-Brijunit për ambiciet e Shqipërisë për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat, është një mesazh i fortë për të ardhmen strategjike dhe të pakthyeshme europiane të këtij rajoni”, shkruhet në njoftim.

Top Channel