“’Sfida’ mes Italisë dhe Turqisë për Tiranën”/ Analiza e medias italiane: Në samitin e NATO-s, Shqipëria do ulet mes “dy kokave” të Perëndimit dhe Lindjes Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku kanë ndërruar jetë dy persona.
Mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e fshatit Omaraj duke pësuar dëmtime të rënda. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes së makinave, ndërsa po kryhen veprime nga grupi hetimor.
Top Channel ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku njëra nga makinat është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.
Banorët e ndodhur në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit kanë hasur vështirësi për të nxjerrë nga makina e bërë copë një prej personave të përfshirë në aksident.
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2021, rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.
Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel