U kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme, në pranga një person në Kolonjë, procedohen dy të tjetër

17/05/2021 16:17

Një shtetas është vënë nën pranga në Kolonjë, si dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht pasi u kapën duke prerë dru në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, policia goditi një rast i tentativës për prerje të pyjeve, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. L., 51 vjeç dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 65 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, banues në fshatin Qafëzeze, Kolonjë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe të Inspektoratit Pyjor, duke prerë dru në mënyrë të paligjshme në fshatin Çlirim, Kolonjë. Shtetasi Ç. L., për të shmangur penalizmin, ka kanosur për shkak të detyrës shtetasit A. J. dhe E. Ç., si edhe ka goditur me mjet të fortë në krah shtetasin K. M. (të tre me detyrë inxhinierë pyjesh pranë Bashkisë Kolonjë). Shtetasi K. M., pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 4 m dru sterë e llojit ah.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Top Channel