Tregtimi i kërpudhave/ Shumë produkte në tregje nuk kanë etiketë
17/05/2021 12:21
Kërpudhat që tregtohen në tregjet tona shpesh shiten pa etiketa dhe pa informacionin e duhur për datën e skadecës dhe përdorimin.
Etiketa te produktet ushqimore ka vlerën e një pasaporte, që jep të dhënat kryesore, si datën e skadencës dhe origjinën e produktit.
Top Channel bëri një vëzhgim në tregjet e Tiranës, për të parë si tregtohen kërpudhat e freskëta. Ajo që vumë re, është se kërpudhat tregtohen pa etiketë, ndërsa etiketës së produkteve të importuara, i mungon përkthimi, si dhe datën e skadencës.
Pas lajmeve të Top Channel, inspektorët e Autoritetit Shqiptar të Ushqimit kanë dalë në terren, për të verifikuar se kush janë abuzuesit, që shesin kërpudha të pasigurta.
Top Channel