Foto ilustruese

Policia e Durrësit kan arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas, në fshatin Rrotull, Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW” është përplasur me mjetin bujqësor, motokarro, pa targa, me drejtues shtetasin I.V., 36 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje serioze për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel