Rindërtimi në Shijak/ 16 familje hyjnë në shtëpitë e reja, kryeministri Rama u dorëzon çelësat

17/05/2021 14:26

Kryeministri Rama ishte sot në fshatin Vlashaj të Shijakut, ku dorëzoi çelësat e banesave të reja, që ishin pjesë e rindërtimit, disa familjeve.

Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana dhe nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Në Vlashaj hynë në shtëpitë e reja 16 familje.

Nga loti i dytë i banesave individuale janë ndërtuar 21 banesa. Në fshatin Vlashaj, 16 banesa kanë mbaruar dhe 5 prej tyre kanë marrë fondin për ta rindërtuar vetë”, u shpreh kryetari i bashkisë, Elton Arbana.

Programi i Rindërtimi ka zgjidhur për një pjesë të madhe të familjeve edhe problemin e strehimit, pasi sipas parashikimeve që bën ligji, janë trajtuar me banesa të veçanta edhe shumë raste të bashkëjetesës së dy familjeve nën një strehë.

Janë mbi 2500 banesa individuale, të kombinuara ndërtim dhe pagesë e plotë për qytetarët, siç premtuat para vitit të ri që deri në maj do jenë 2500 banesa individuale të ndërtuara ose të paguara”, tha ministri Ahmetaj.

Top Channel