Prokurori i Përgjithshëm mbërrin në Fier/ Qytetarët i ‘zënë pritë’, kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre

17/05/2021 10:42

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela ka mbërritur paraditen e sotme në prokurorinë e Fierit.

Në hyrje prokurori është ndaluar nga disa qytetarë që e kanë pyetur për çështjet e tyre me drejtësinë.

“I kanë bërë akt akuzë djalit me prova të rreme, i kanë bërë këtë oponencën, çuni im ka qenë më furgon”, dëgjohet një zonjë t’i thotë, ndërsa Çela i kërkon që të bëjë një njoftim pranë zyrës së tij.

Top Channel