Pamjet e rënda! Trupi i viktimës i braktisur në bregun e liqenit! Endri Mustafa u qëllua me 6 plumba, një në gojë dhe dy në kokë

17/05/2021 12:06

Top Channel ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes së rëndë, atë të ekzekutimit të Endri Mustafës në Shkodër.

Viktima është gjetur në bregun e liqenit, ndërsa ka marrë 6 plumba. Konkretisht ai është qëlluar me një plumb në gojë, 2 në kokë, 3 në gjoks.

Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

I riu prej 3 ditësh rezultonte i zhdukur ndërsa ditë e sotme është gjetur i vrarë në zonën e Livadheve në Shkodër. Zone e përdorur nga bandat kriminale për vrasje dhe tortura.

Viktima Endri Mustafa

Arma e krimit

Top Channel