Komisioni parlamentar që ka marrë në hetim presidentin Ilir Meta, për shkelje të kushtetutës, administroi në cilësinë e provës të gjitha deklarimet në televizione të ndryshme para dhe gjatë fushatës elektorale përfshi, ato në ditën e heshtjesh zgjedhore artikuluar nga kreu shtetit.
Janë një mori me CD nga ku AMA ka hedhur deklarimet e presidentit në disa televizione kombëtare dhe lokale gjatë muajt prill. Një pjesë prej tyre u shfaqën në komision.
Keto materiale video përfshi një shkresë të Bashkisë Tiranë për incidentin në zyrat e FRD-s, bashkë me një korrespondencë Gjykatë Kushtetuese-Presidencë u administruan si prova nga komisioni.
Edmon Stojku, anëtarë i komisionit u bë iniciatori kërkesës për zgjerimin e objektit të hetimit.
Ndërsa anëtari tjetër, Spartak Braho tha se gjatë fushatës elektorale presidenti ka bërë 40 denoncime. Sipas tij do të ishte me interes që komisioni të dinte nëse kreu shtetit këto denoncime i ka adresuar në agjencitë ligjzbatuese.
Alket Hyseni kreu komisionit hetimor tha se nuk ka mbërritur ende asnjë përgjigje prej presidentit për të dëshmuar paraditen e te martës 18 Maj. Ndërkohë presidenca njoftoi se zoti Meta ka udhëtuar sot drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Top Channel