Ftesë në 5/ 6-vjeçarja abuzohet seksualisht nga shokët, Vata: Kam bindjen që e dinin të gjithë!

17/05/2021 20:04

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua ngjarja tronditëse në Kosovë, aty ku një vajzë 6 vjeçare u bë pre e abuzimit seksual nga disa djem të klasës së shtatë.

Lajmi u bë i ditur nga disa media online, ndërkohë që pak më vonë u fshi edhe video që tregonte skenën tronditëse.

Pjesë e diskutimit në studio ishte Mirgit Vata nga “Alo 116”, sipas të cilit nuk duhet të ishin zbuluar detaje që mund të rrezikojnë shëndetin psikologjik të vajzës.

Ai theksoi se institucionet përkatëse duhet te kishin reaguar, gjë që për fat të keq nuk ka ndodhur deri më tani.

“Kam bindjen nga eksperiencat e mëparshme që të tilla ngjarje nuk janë të pa ditura. Me mësuese, me psikolog shkolle, me institucione përkatëse, qoftë edhe ndonjë fqinj aty nuk ka shanse të mos e dijë ç’ po ndodh”, u shpreh ai.

Top Channel