Kryqëzimi i të dhënave të shenjave të gishtave ka zbuluar votimin e parregullt në qarkun e Beratit dhe të Gjirokastrës.
Në qarkun e Beratit, 19 persona kanë votuar 53 herë, ndërsa 2 persona kanë votuar nga 2 herë. Më konkretisht, në dokumentin që u pranua të shqyrtohet nga KAS rezulton se në qarkun e Beratit janë identifikuar 57 raste të dyshimta:
-2 raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë, përkatësisht në dy QV të ndryshme,
-19 shenja gishtërinjsh (secila shenjë është unike) të përdorura si nënshkrim biometrik për identifikimin e 53 zgjedhësve.
Ndërsa për qarkun e Gjirokastrës, shqyrtimi i së cilës nis ditën e nesërme, nga rezultatet e procesit të kryqëzimit të të dhënave daktiloskopike rezulton se janë 73 raste të dyshimta në 21 qendra votimi:
-2 raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë, përkatësisht në dy QV të ndryshme,
-12 shenja gishtërinjsh (secila shenjë është unike) të përdorura si nënshkrim biometrik për identifikimin e 70 zgjedhësve.
Në Qarkun e Beratit diferenca për mandatin e pestë të PS dhe mandatit të LSI është vetëm 77 vota.
Por KAS i ka lënë kohë deri të mërkurën subjekteve zgjedhore për shqyrtimin e procesverbaleve të mbajtura nga administrata e KQZ për qarkun e Beratit. KAS do të mblidhet nesër për Gjirokastrën, ndërsa pritet të nisë shqyrtimi edhe për qarkun e Vlorës.
Top Channel