Emri/ Prej 3 ditësh rezultonte i zhdukur, kush është i riu që u ekzekutua në Shkodër (i arrestuar më parë pasi u kap me arsenal armësh)

17/05/2021 09:50

Një 32-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livadheve, Shkodër.

Viktima është identifikuar si Endri Mustafa.

I riu nuk është i panjohur për policinë.

Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penalë dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera.  Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M,  ngjarje për të cilën edhe u dënua.

I riu prej 3 ditësh rezultonte i zhdukur ndërsa ditë e sotme është gjetur i vrarë në zonën e Livadheve në  Shkodër. Zone e përdorur nga bandat kriminale për vrasje dhe tortura.

Arrestimi në 2016

Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni ‘’Maranaj’’ sërish për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.

Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Top Channel