Pamje nga vendngjarja

Një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë gjatë një përleshje në rrugë.

Sipas medias së huaj, Armend Xhika, 22 vjeç, u godit me thikë në rrugën “Earl Marshal” në Burngreave në orën 8 në datën 13 maj.

Djali u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Veriut me plagë të rënda dhe ndërroi jetë më vonë.

Policia e Jorkshirit Jugor vijon punën për të zbardhur çështjen dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Raportet treguan se në atë rrugë kishte një bandë djemsh që përlesheshin me njëri-tjetrin.

Burrat u larguan nga vendi i ngjarjes para se të vinte policia, por më vonë u përfshinë në një përleshje tjetër më pas, në rrugën Kirton, Pitsmoor.

Një djalë tjetër në të 20-at u dërgua gjithashtu në spital ku ende po merr trajtim.

Një burrë rreth të tridhjetave, i cili u arrestua nën dyshimin e vrasjes është liruar nën hetim.

Një 30-vjeçar dhe një 20-vjeçar janë arrestuar nën dyshimin e vrasjes së të riut.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel