Punuan bashkë në ndihmë të refugjatëve nga Kosova, Veliaj ritakon pas 22 vitesh shokun e tij të vjetër

16/05/2021 19:29

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ritakuar dhe shokun e tij të vjetër Jeremy.

Si Veliaj dhe Jeremy 22 vite më parë u larguan përkohësisht nga Michigani për t’ iu bashkuar grupeve të ndihmës gjatë dhe pas Luftës në Kosovë.

“Si fluturon koha!

22 vite më parë, unë dhe Jeremy u larguam për pak kohë nga Michigani dhe iu bashkuam grupeve të ndihmës gjatë dhe pas Luftës në Kosovë – një përvojë që na ndryshoi jetën! Sot ishte kënaqësi të ritakoheshim në Washington DC, ku Jeremy dhe USAID po luftojnë fort kundër pandemisë”, shkruan Veliaj.

Më poshtë foto gjatë punës në Kosovë në ndihmë të njerëzve në nevojë:

Top Channel