Krasta është destinacioni më i afërt dhe më i bukur i Elbasanit.

Por, pas çdo pikniku mbulohet nga plehrat. Një grup studentësh u bënë bashkë për ta pastruar dhe për të sensibilizuar të gjithë ata që vizitojnë këtë zonë.

Edhe pse është destinacion i çdo pasditeje për piknik, ajër të pastër apo ecje në natyrë, Krasta nuk i ka shpëtuar ndotjes nga mbeturinat.

Edhe pse është destinacioni më i afërt dhe më i bukur i Elbasanit duket se sensibilizimi për ta mirëmbajtur është i vogël. Pas mbarimit të piknikëve, qytetarët lënë çdo gjë në vend pa menduar për pasojat.

Një grup studentësh me iniciativën e inspektoriatit të mjedisit janë bërë bashkë këtë fundjavë për të pastruar Krastën.

Nuk kanë munguar iniciativat për pastrimin e herë pas hershëm të kësaj zone, por sa kohë nuk do të ketë sensibilizim në masë të qytetarëve, mjediset tona, edhe ato më të bukurat do të mbulohen nga mbetjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA