Të paktën 30 kapakë pusetash janë grabitur në Kent, shkruajnë mediat vendase, të cilat e përshkruajnë me habi një zhvillim të tillë.
Policia është vënë në gjurmët e hajdutëve, të cilët besohet se ishin veshur si punëtorë në momentin që kanë kryer goditjen. Ajo po kërkon informacione nga banorët, duke i bërë thirrje të tregojnë çdo lëvizje të dyshimtë që kanë parë në zonë. Incidenti ndodhi në një rrugë të vetme, në Knoll Lane.
Mendohet se personat që vjedhin kapakët e pusetave i përdorin ato që t’i shesin më vonë për skrap. Në vendet perëndimore, ndëshkimi nuk është shumë i lartë, por në Kinë kjo konsiderohet shkelje e rëndë. Vitin e kaluar, organet më të larta gjyqësore në vend paraqitën masa të ashpra ndëshkimore kundër njerëzve që dëmtojnë apo vjedhin kapakët e pusetave.
Dënimi më i madh atje për një veprim të tillë, është ai me vdekje, sepse konsiderohet që lëvizja e kapakëve të hekurt rrezikon transportin dhe sigurinë publike.
Top Channel