Kontrolle te “5 Maji“ pas vrasjes së Mehmet Qemës/ Në banesën ku vidhej energji, gjenden pajisje kompjuterike, grirëse kanabisi e municion luftarak

16/05/2021 09:49

Pas vrasjes së të riut Mehmet Qema mbrëmjen e 10 majit, në zonë e “5 Majit” janë zhvilluar kontrolle të shumta.

Banesa me qira është marrë nga personi me iniciale K. P. dhe E. Z është punonjësi i OSHEE-së, i cili ka shpërdoruar detyrën.

Të dy këta persona kanë rënë në prangat e  policisë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Viktima, Mehmet Qema dhe momenti i vrasjes

Mehmet Qema mbeti i vrarë aksidentalisht nga shoku i tij Marjus Dema pasi po luante me një armë në dorë në një mbrëmje miqsh.

Kjo ngjarje e rëndë solli edhe zbulimin e një makinerie që prodhon monedhën virtuale Bitcoin, e cila është gjetur në vendin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, ndërsa nuk dihet ende nëse zbulimi i sotëm ka lidhje me këtë.

Si ndodhi ngjarja?

27-vjeçari Mehmet Qema ka qenë i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji” në Tiranë bashkë me shokët e tij, jashtë orës policore të vendosur në kuadër të masave anticovid, ndërsa Dema fillon e luan me armën, por papritmas ajo shkrepet dhe Qema qëllohet me plumb në gjoks. Dëshmitarët tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt, por një pakujdesi solli vdekjen e të riut. Viktima kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur nga Londra dhe njihej me nofkën “Tallman”, ose “Hasjanali”, ndërsa ka marrë pjesë edhe në videoklipe në këngë të ndryshme reperash.

Gjykata vendosi “Arrest me burg” ndaj Marius Demës, ku prokurori shtoi se pavarësisht se shkresat u dorëzuan për veprën “Vrasje me dashje” nga këqyrja e kamerës së sigurisë krijohet përshtypja që krimi ndodhi aksidentalisht. Për të ndaluarin Xhuliano Koçi u vendos “Arrest shtëpie” kurse për Erlind Pekën, Marjus Halilin, Eder Pjetrin dhe Blerim Hotin “Detyrim paraqitje”. Ndërsa Frenkli Myftari është i vetmi të cilin Gjykata vendosi ta lërë të lirë.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA