Një person është arrestuar dhe 2 të tjerë janë vënë nën hetim pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë tentuar të kalojnë kufirin me test COVID të falsifikuar.

U arrestua A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Vlorë

Vijon puna nga ana e Policisë Kufitare për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas si dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për tentativë të kalimit të kufirit me test të COVID-19 të falsifikuar. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare Porti Vlorë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit italian G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave shëndetësore”.

Top Channel