Java e parë e Evropës, ambasadorët e BE-së nga sheshi “Skënderbej”: Bashkitë 70% të punës për të çuar vendin në mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare

16/05/2021 14:28

Java e parë e Evropës është mbyllur ditën e sotme nga sheshi Skënderbej me pjesëmarrjen e ambasadorëve të BE-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse nga “Sheshi Skënderbej”, ambasadori  Luigi Soreca tha se bashkëpunimi Shqipëri-BE do të vijojë për të bërë të mundur mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Ideja ishte që ne në fund të fundit të tregojmë se ne jemi një skuadër BE. Ideja ishte të tregojmë se çfarë ka bërë BE-ja, se çfarë do të bëjë në vijim për Shqipërinë. Në fokusin tonë ishte që të vizitonim sa më shumë bashki të ishte e mundur. Bashkitë do të bëjnë 70% të punës për të çuar në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ideja ishte që të vinim dhe të tregonim se ç’kemi bërë pas tërmetit, për shkollat dhe trashëgimin ë kulturore. Do të vizitojmë shumë shkolla. Do të restaurohet edhe mozaiku tek ‘Muzeu Kombëtar’”, tha Soreca.

Ndërsa ambasadori gjerman në Shqipëri, Petër Zingraf theksoi se është kënaqësi ndihma e ofruar dhe bashkëpunimi me Shqipërinë.

“Ne do të punojmë me ju në sferat politike dhe jo vetëm. Do të jetë kënaqësi që të ndihmojmë në rrugëtimin tuaj”, tha Zingraf.

Ambasadori  i BE dhe përfaqësues të selive të tjera diplomatike në vendin tonë, kanë nisur prej 1 jave turin 21 ditor nga Vermoshi në Konispol për të promovuar investimet e BE-së.

“Javët e Evropës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Evropës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel