Pavarësisht bllokadës, militantët palestinezë e kanë përdorur ndihmën e Iranit për të përmirësuar armët e tyre.
Me kalimin e viteve, ata kanë arritur të krijojnë një arsenal të madh raketash dhe ta zgjerojnë madje rrezen e tyre të veprimit, thotë New York Times.
Që nga përshkallëzimi i r ii konfliktit, llogaritet të kenë lëshuar mbi 1800 të tilla. Fakti që pranë tyre qëndron një fuqi e madhe ushtarake, nuk i ka penguar militantët palestineze që të rrisin dhe aftësitë e veta goditëse. Arsenali palestinez padyshim zbehet ndjeshëm krahasuar me fuqinë shkatërrimtarë të forcave ajrore izraelite.
Për palestinezët, këto raketa marrin një kuptim tjetër: ato simbolizojnë sipas tyre, rezistencën e vet të drejtë përballë dominimit dhe pushtimit izraelit. Sipas të dhënave izraelite të inteligjencës, Hamasi, Xhihadi Ikslamik dhe grupe të tjera militante palestineze, të ndihmuara dhe nga Irani kanë arritur te grumbullojnë në Gaza rreth 30 mijë raketa e predha mortajash; raketat e tyre kanë rreze të ndryshme veprimi, dhe militantët kanë arritur tua përmirësojnë ndjeshëm saktësinë.
Numri i raketave që ata kanë lëshuar së fundi ishte i paprecedent, dhe si intesiteti ashtu dhe rrezja e tyre e veprimit, i kanë befasuar edhe vetë komandantët ushtarakë izraelitë.
Shteti hebre nga ana e tij mbështetet shumë tek sistemi i mbrojtjes ajrore, Iron Dome, forcat e veta ajrore, ndërsa besohet se zotëron dhe armë bërthamore. Mendohet se Izraeli mund të ketë deri në 400 koka raketore me mbushje atomike, edhe pse përdorimin e tyre e konsideron si mundësinë e fundit.
Top Channel