Pamje nga aksidenti

Drejtuesja e makinës që shkaktoi aksidentin mbrëmjen e një dite më parë në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë është arrestuar.

F.Z., 49 vjeçe përplasi 3 këmbësorë pasi humbi kontrollin e makinës tip “Benz” rreth orës 20:55. Ajo fillimisht ka dalë nga rruga,  është përplasur me një stacion autobusi e më pas automjeti ka përfunduar në ambientet e një lokali.

Tre personat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve dhe nuk dihet si është gjendja e tyre.

“F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

F. Z., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

E. B., 33 vjeç, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në bashkëpunim me shtetasin K. K (punohet për kapjen e tij), janë autor të vjedhjes të një shume parash dhe eurosh në një dyqani në Unazen e Re.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve ;

V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel