Afërsisht 100 mijë qytetarë janë shëruar nga COVID në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit të një dite më parë, janë bërë 2.135 teste dhe rezultuan 40 raste pozitive.

Sipas njoftimit, brenda 24 orëve të një dite më parë u raportuan 3 raste vdekjesh.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.843 raste nga 565.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.223 raste të vdekjes. U shëruan 358 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 99.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.165. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 9 raste, Skenderaj 6 raste, Vushtrri 6 raste, Viti 4 raste, Suharekë 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjilan, Kaçanik, Klinë dhe Pejë”, shkruhet në njoftim.

 

Top Channel