Video nga stacioni i shkatërruar! Pasojat e aksidentit të rëndë në “Vasil Shanto”

15/05/2021 22:56

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë.

Burime për Top Channel bëjnë dije se një automjet, me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga dhe si fillim është përplasur me një stacion autobusi, e më pas automjeti ka përfunduar në ambientet e një lokali.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy këmbësore, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa shihet stacioni i autobusit i shkatërruar totalisht dhe makina që ka përfunduar në lokal.

Top Channel