Boksi dhe i gjithë sporti shqiptar është në zi. Mëngjesin e kësaj të shtune ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare, Ahmet Golemi një nga boksierët më të mirë në Shqipëri. Lajmi u konfirmua nga djali i Ahmet Golemi nëpërmjet një postimi në rrjetet Sociale.
Ahmet Golemi në karrierën e tij si boksier është shpallur 5 herë kampion i Shqipërisë dhe njihet si një nga komentatorët më të mirë të ndeshjeve të këtij sporti në vend. Golemi kishte marrë titullin ‘Mjeshtër i Madh’. I lindur në 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, Ahmet Golemi njihej edhe si shkrimtar.
Ahmet Golemi ishte një nga ata persona që e paguan shtrenjtë festimin e fitores së Mohamad Ali në duelin e famshëm ndaj Goerge Foreman në 1974 dhe në vitin 1979 u dënua me 5 vjet heqje lirie nga regjimi i asaj kohe për agjitacion dhe propagandë.
Ahmet Golemi është një personalitet që nuk do të harrohet kurrë nga admiruesit e sportit të boksit teksa iu ngjalli emocione me komentet e tij të dueleve më të forta të kësaj disipline sportive.
Top Channel