Ndërpritet ndeshja mes Partizanit dhe Bilishtit/ 6 futbolliste pësojnë gjendje të fikëti, dyshohet se janë helmuar

15/05/2021 16:01

Ndeshja e futbollit të femrave mes Partizanit dhe Bilishtit është ndërprerë pa u mbyllur ende pjesa e parë.

Gjashtë futbolliste kanë pasur gjendje të fikëti në fushë, ndërsa dy prej tyre ishin në gjendje më të rëndë ndaj janë transportuar menjëherë në spital.

Delegati i ndeshjes, Endi Hyka, menjëherë ka urdhëruar ndërprerjen e lojës dhe ka njoftuar për ardhjen e ambulancave të tjera, për të qenë në gatishmëri në këtë situatë të pazakontë.

Dyshohet se futbollistet janë helmuar prej ushqimit por mbetet për t’u konfirmuar pas kontrollit të hollësishëm mjekësor. Në momentin e ndërprerjes, Partizani po fitonte bindshëm me shifrat 5-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA