I plas goma në ecje urbanit në “Rrugën e Kavajës”, plagoset një qytetare

15/05/2021 17:29

Një incident është shënuar këtë të premte tek “Rruga e Kavajës”, në kryqytet.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, ku ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia vijon veprimet për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.

Top Channel