Humbën ndjenjat në fushë, trajneri i Bilishtit për TCH: Gjendja e tyre është e mirë, jemi rrugës për në shtëpi!

15/05/2021 18:43

Pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit, pasi tre vajza të ekipit juglindor pësuan gjendje të fikëti në fushë dhe u dërguan me urgjencë në spital, TCH kontaktoi me trajnerin e Bilishtit, Thanas Gjatën.

Gjata shprehet për TCH se gjatë ndeshjes vajzat nuk u ndjenë mirë dhe pësuan gjendje të fikëti, e më pas u shoqëruan menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Tashmë vajzat kanë dalë nga spitali dhe gjendja e tyre është shumë e mirë thotë trajneri.

“Sot në ndeshjen me skuadrën e Partizanit tre vajza nuk janë ndjerë mirë, patën gjendje të fikëti, as helmim siç lexova. Na u gjendën afër drejtuesit e Partizanit dhe delegati. Vajzat shkuan ke spitali Amerikan, bën një serum dhe jemi rrugës për në shtëpi. Gjendja e tyre është e mirë, por prindërit u trembën pak sepse lajmet ishin shumë alarmante”, është shprehur për TCH trajneri i Bilishtit, Thanas Gjata.

Në foto, 3 lojtaret në spital teksa marrin serumin

Dyshimet e para ishin se futbollistet mund të ishin helmuar prej ushqimit, por policia njoftoi më herët se pas verifikimeve paraprake të kryera ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA