“Dorëheqje dhe reformim të PD”/ Një ditë para përballjes me Bashën. Nishani: PD nuk fitoi

15/05/2021 15:20

Një ditë para mbledhjes së këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, kreu i këtij forumi Bujar Nishani ishte në Korçë ku tregoi qëndrimin e tij për atë që e quajti humbje të Partisë Demokratike në zgjedhje dhe nevojën për një reformë të thellë të kësaj force opozitare.

Edhe pse nuk i vendosi një emër, kjo kritikë ishte për drejtuesin aktual të PD. Nishani foli për dorëheqjen e përgjegjësit kryesor, zotit Basha si një tregues se konsideron interesin e PD mbi atë personal. Po cfarë ndodh nëse nuk bëhet ky ndryshim? Ja cili është paralajmërimi i Nishanit.

Nishani dhe mbështetësit e lëvizjes që ka nisur brenda PD janë të vendosur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e Bashës.

Të gjitha këto qëndrime, do t’i bëhen të ditura Bashës nesër ballë për ballë në mbledhjen e kryesisë së PD e me pas në këshillin kombëtar.

Top Channel