Personat alergjikë janë ata të cilët janë të pasigurtë dhe druajnë të marrin vaksinën antiCovid. Madje, kjo është pyetja që ata nuk reshtin ta bëjnë sapo takojnë një mjek.

Por, alergologu Mehmet Hoxha, mjek në shërbimin e alergologjisë në spitalin francez, në QSUT, thotë se çdo pacientë që ka alergji nga polenat, ushqimet apo medikamentet duhet të vaksinohet.

Kur shkon për tu vaksinuar në pyetësor ka një pyetje nëse je alergjik i formës së lehtë, të mesme apo të rëndë. Por, ne të gjitha rastet ka një zgjidhje, thekson Prof. Hoxha, mjafton të konsultohesh me mjekun alergolog.

Sipas tij një personi alergolog mund ti duhet thjesht të bëjë një përzgjedhje të vaksinës, nëse ai është alergjikë ndaj disa substancave që gjendet tek parfumet apo edhe medikamentet.

Pacientë alergjikë, më parë duhet të bëjnë testin e alergjisë për të vërtetuar ekzaktësisht se kush ia shkakton alergjinë. Jo të gjithë pacientët alergjikë do të duhet të përzgjedhin llojin e vaksinës që duhet të aplikojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA