Tronditëse në Greqi/ “Kujdes fëmijët”, Dy shqiptarë i japin fund jetës brenda pak minutash nga njëri-tjetri

14/05/2021 22:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Dy shtetas shqiptarë i kanë dhënë fund jetës, në një hark kohor me një diferencë prej 10 minutash.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 13:00, ku një 43-vjeçar i dha fund jetës duke u vetëvarur me litar.

Ai u gjet nga nëna e tij, ndërsa bëhet fjalë për një artist të muzikës tradicionale.

Ndërkohë, rasti i dytë u shënua në Tympaki, ndërsa bëhet fjalë për një 63-vjeçar. Ky i fundit kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte thënë; ‘kujdes fëmijët’.

Bashkëshortja e tij, e alarmuar nga telefonata kishte kërkuar ndihmën e fqinjëve, të cilët gjetën shqiptarin të varur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA