Të shtunën vendimi për Beratin/ Përfaqësuesit ligjorë të PD përplasen në KAS me ish ministrin demokrat, Rusmajli

14/05/2021 20:00

Mandati 5-të në qarkun  e Beratit është ndarë me 77 vota mes PS dhe LSI. Për këtë arsye dy forcat e opozitës kërkojnë ta rimarrin përmes përsëritjes së zgjedhjeve.

“Nga shkeljet e konstatuara dalin parregullsi,  të cilat nëse do shkojmë në kuantifikimin e tyre të çojnë përtej atyre votave që i duhen LSI  për konfirmim e mandatit të parë në qarkun e Beratit”, tha Altin Kaziaj  përfaqësues i LSI-së.

 “Që të shpallësh pavlefshmëri duhet të kesh minimumi votat që duhen për një mandat. Pra duhen 10 mije vota për të cilën duhen të paktën 30 qendra votimi të shpalljes së pavlefshme që t’i  të kërkosh pavlefshmëri”, tha Eridian Salianji përfaqësues ligjor i PS-së.

Rezultatin e Beratit e  kanë ankimuar në KAS edhe demokratët, të cilët  pretendojnë se votat janë blerë nga Partia Socialiste me çmimin 50 mijë lekë të vjetra për person. Në mbrojtjen e saj ligjore  PD  nuk  kurseu as ish ministrin demokrat Ilir Rusmali.

 Në rrethin  e provave që keni  ju sa raste keni për blerje votash, më duhet një numër nuk me duhet një fjali, apo se keni?”, tha Ilir Rusmali anëtar i KAS.

 “Ne kemi konstatuar raste të shumta të blerjes së votave. Merrni  informacion nga SPAK. Partia Demokratike nuk është as police as prokuror as gjyqtar. Cila është arsyeja qe ju i nderuar refuzoni t’i merrni këto prova”, Marash Logu përfaqësues ligjor i PD.

 Këtë nuk e dini ne edhe mund t’i marrim këto prova, mos o paragjyko anëtarët e KAS. Pyetja ime mori dy përgjigje”, tha Ilir Rusmali anëtar i KAS.

 Pse refuzoni të merrni prova nga Prokuroria? Pse refuzoni?”, tha Marash Logu përfaqësues ligjor i PD.

 Të lutem, të lutem, do ia mbyllesh mikrofonin atij”, Ilir Rusmali anëtar i KAS.

 “Dje votuat kundër kërkesës sonë”, Marash Logu përfaqësues ligjor i PD.

 “Mos paragjykoni, dje u votua për Gjirokastrën, jo për Beratin”, tha Ilir Rusmali anëtar i KAS.

KAS nuk mundi të marrë vendim as për rezultatin e Beratit. 5 anëtarët kërkuan më shumë kohë për administrimi i provave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA