Stuhia e breshërit ‘pushton’ Shkodrën, shihni pamjet
14/05/2021 08:41
Një stuhi breshëri ka ‘pushtuar’ natën e kaluar qytetin e Shkodrës.
Sipas parashikimit të motit të dy ditëve më parë, pritej që disa qytete të kishin reshje shiu.
Sikurse shihet edhe nga pamjet breshëri i rënë vijon të jetë ende prezent në rrugë, ka zbardhur Shkodrën sikur të kishte rënë borë. Mësohet se mbrëmjen e kaluar, linja e transmetimit 35 kV është këputur në Fushë-Arrëz dhe shkak janë bërë kushtet atmosferike dhe era e fortë. Për pasojë, e gjithë zona e Pukës është pa energji elektrike deri në riparimin e dëmit.
Nga fotot që ka siguruar “Top Channel” dëmet e shkaktuar nga pemët duken të shumta.
Top Channel