Policia, kundër ndërtimeve pa leje/ Rama: Pse kapni një mur në male dhe asnjë ndërtim në bregdet?!

14/05/2021 15:24

Kryeministri Rama i dha detyrë Policisë së Shtetit që krimin e ndërtimeve pa leje ta trajtojë si çdo krim tjetër.

Ai kërkoi që të kontrollohen edhe lejet e ndërtimit të subjekteve nesër poi zbatojnë siç duhet.

Kryeministri tha se në zonat me ndërtime të shumta pa leje, puna e policisë është e mangët.

Rama i kërkoi policisë që mos lejojë më që në anë të rrugëve kombëtare të zhvillohen biznese që shesin në anë të rrugës, duke rrezikuar jetën e të gjithëve. Kjo duhet të jetë e palejueshme, megjithatë Rama tha se policia i ka gjithë mundësitë që të kontrollojë territorin dhe të ndalojë këtë lloj krimi.

Ai dha një porosi që puna e policisë dhe institucioneve të drejtohet kryesisht ndaj ndërtimeve që po shkatërrojnë zonat turistike.

FOTO GALERI
8/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA