Kryeministri Rama i dha detyrë Policisë së Shtetit që krimin e ndërtimeve pa leje ta trajtojë si çdo krim tjetër.
Ai kërkoi që të kontrollohen edhe lejet e ndërtimit të subjekteve nesër poi zbatojnë siç duhet.
Kryeministri tha se në zonat me ndërtime të shumta pa leje, puna e policisë është e mangët.
Rama i kërkoi policisë që mos lejojë më që në anë të rrugëve kombëtare të zhvillohen biznese që shesin në anë të rrugës, duke rrezikuar jetën e të gjithëve. Kjo duhet të jetë e palejueshme, megjithatë Rama tha se policia i ka gjithë mundësitë që të kontrollojë territorin dhe të ndalojë këtë lloj krimi.
Ai dha një porosi që puna e policisë dhe institucioneve të drejtohet kryesisht ndaj ndërtimeve që po shkatërrojnë zonat turistike.
Top Channel