27/11 12:36
Pas sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit në Gaza dhe atyre të Hezbollahut në Liban, militantët e një tjetër vendi kanë hedhur mjete shpërthyese drejt Izraelit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Izrael, 3 raketa janë lëshuar nga Siria në drejtim të Lartësive Golan.
Raketat ranë pranë një fshati izraelit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar apo dëme.
Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 100 persona nga të dyja palët.
Top Channel