Pako me mbishkrimin “Baron”/ Si u kapën në rrugën e vjetër të Ndroqit efektivi dhe dy të tjerët

14/05/2021 21:19
pakoja

Policia ka dhënë detaje mbi operacionin “Baroni”,që vuri në pranga një efektiv të RENEA, Xhulio Lici,i cili ishte transportues kokaine si dhe dy të tjerë.

Ded Nimani, Luan Gaçi, dy personat e tjerë të arrestuar nga operacioni janë me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Policia njofton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin Nimani dhe Gaçi merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës ,si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

Në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit , Ded Nimani dhe Xhuljo Lici janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi me një pako lëndë narkotike Kokainë me mbishkrimin Baroni.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

FOTO GALERI
1/4
Ded Nimani

Top Channel