“Oh Zot, duhet të zbres, më shumë raketa po vijnë”/ Gazetarja shokohet gjatë raportimit live, momenti kur raketa izraelite qëllon ndërtesën 14-katëshe

14/05/2021 21:44

Gazetarja e Al Jazeera, Youmna Al Sayed ka mbetur e shokuar ndërsa po raportonte drejtpërdrejt nga një çati në Gaza kur një sulm ajror izraelit shkatërroi një ndërtesë 14-katëshe përballë saj.

Ajo po shpjegonte se disa raketa paralajmëruese sapo ishin shkrepur dhe se prishja e të gjithë kullës tani duhet të fillonte.

“Kjo ndërtesë ka 14 kate, është një nga ndërtesat më të mëdha dhe më të vjetra në Rripin e Gazës dhe kryesisht strehon zyra mediatike”, shtoi ajo.

Por raportimi i saj u ndërpre kur predhat goditën ndërtesën duke prodhuar një tingull të fortë.

Menjëherë pas zhurmës, kolegu i saj në studio e pyeti nëse kishte dëgjuar predha dhe ajo bërtiti, “Oh, Zot. Po, po, po, unë duhet të zbres,më shumë raketa po vijnë ”, dhe ajo iku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA