Mbi 19 mijë raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Francë

14/05/2021 18:07

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë regjistruar 131 viktima duke e çuar numrin e viktimave në 107.279.

Me 19.461 rastet e reja, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 5.841.129.

Derisa në spitale vazhdojnë trajtimin 23.656 persona, prej të cilëve 4.442 në kujdes intensiv, gjithashtu bëhet e ditur se vazhdon trendi i rënies së rasteve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 19.269.311 ndërsa 8.544.122 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA