Pas samitit të ministrave të jashtëm në Bruksel për vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë përsëri në epiqendër të një telekonference të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të BE, e bashkë organizuar nga ministri i Jashtëm Grek Nikos Dhendias dhe homologu i tij Rumun, Bogdan Aurescu.
Duke theksuar rëndësinë e integrimit europian të këtyre vendeve, kreu i diplomacisë greke ka thënë se nuk mund të lejojmë boshllëqe-vrima të zeza në kontinentin europian të cilat mund të mbushen nga forca të tjera jo miqësore. Në këtë kontekst, ai vuri në dukje rrezikun ekzistues të radikalizmit të një pjese të popullsisë së rajonit dhe rolin e përgjithshëm destabilizues të Turqisë.
Në të njëjtën kohë, ai e bëri të qartë se vendet kandidate, nga ana tjetër, duhet të përmbushin kriteret e vendosura, si zbatimi i rreptë i Marrëveshjes së Prespës, në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian ne mars 2020 në lidhje me Shqipërinë.
Ne ketë teleconference është theksuar vullneti i Greqisë që të mbahet një konferencën e parë ndërqeveritare, si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur, gjatë Presidencës Portugeze.
Te pranishëm kane qene edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut, Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi, si dhe i Dërguari Special i BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák.
Nikos Dhendias ka shprehur mbështetjen e fuqishme te Greqisë ne rrugën europiane te vendeve te BP, çka u shpreh edhe ne takimet e kryeministrit Mitsotakis me disa prej liderëve te rajonit ditën e enjte, ne kuadrin edhe te Forumit te përvitshëm ekonomik te Delph-it, ku u theksua edhe njëherë se rruga europiane per ketë vende është përbërës kryesor për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin jo vetëm të këtij rajoni, por të të gjithë Bashkimit Evropian.
Top Channel