Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e partisë në Fier.
Basha ka theksuar se rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet nga demokratët, ndërsa shtoi se kushdo që vazhdon të mendojë se do të ketë bashkëpunim Basha-Rama, nuk bën gjë tjetër vetëm ‘çirakun’ e Kryeministrit.
Basha: Edhe një herë, askush të mos ketë asnjë dyshim, rezultati i masakrës elektorale të 25 prillit është i papranueshëm dhe nuk do të pranohet kurrë. Shanset për të bashkëpunuar me hajdutin e shpresës së shqiptarëve, me njeriun, me regjimin Rama-Doshi, që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë, po them të gjithë, edhe socialistët, shanset, pra, opsioni për të bashkëpunuar me këtë krim që u krye faqe gjithë shqiptarëve dhe botës, janë zero. Kush nuk e ka dëgjuar, le ta dëgjojë. Kush nuk e ka kuptuar, le të ngrejë dorën. Kush vazhdon dhe flet për shanset e bashkëpunimit tonë me autorët e masakrës elektorale bën vetëm çirakun e Edi Ramës.
Top Channel