Korçë, shoferët e furgonave dhe taksive në protestë: Jemi gjobitur…
14/05/2021 12:33
Shoferë të furgonave dhe autoveturave taksi në Korçë kanë dalë në protestë mesditën e kësaj të premteje, pasi nuk u lejohet transporti i udhëtarëve me taksi brenda rrethit, në kthim.
Pra, drejtuesit lejohen të vijnë me pasagjerë drejt Korçës dhe më pas të kthehen bosh.
“Jemi gjobitur, gjoba varion nga 50-250 mijë lekë të vjetra. Kemi 30 vite me këtë punë që prej një jave bashkia së bashku me punonjësit e saj po na vendosin gjoba”, shprehen ata.
Sipas shoferëve, policia bashkiake ka ngritur postblloqe duke mos i lejuar të punojnë. Janë dhjetëra shoferë që kanë hasur se fundmi këtë problem.
Top Channel