“Fenomen i përhapur”/ LVV publikon fotografitë nga numërimi i fletëve të votimit: Do të nxjerrë jashtë loje kandidatët e pavarur

14/05/2021 12:52

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar fotografitë nga numërimi i fletëve të votimit në zgjedhjet e 25 prillit duke pretenduar se katrori i subjektit zgjedhor nr.13 mbulohej gjatë gjithë kohës.

Sipas LVV, me këtë metodë numërimi nuk kuptohet nëse ka X apo jo në numrin ku renditej kandidati i pavarur Boiken Abazi. Këtë e cilëson si plan manipulimi për të nxjerrë jashtë loje kandidatët e pavarur dhe metodë në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe  udhëzimeve të KQZ-së.

Në postimin e publikuar nga faqja zyrtare e LVV, thuhet se këto shkelje që janë dokumentuar me fotografi, janë deponuar në KAS si pjesë e ankesës zyrtare.

Reagimi i plotë

Vëzhguesit e kandidatëve të pavaruar të mbështetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë identifikuar në masë këtë mënyrë “numërimi” votash, ku katrori i subjektit zgjdhor me nr. 13 mbulohej gjatë gjithë kohës sa shfaqej fleta e votimit në ekranin e tavolinave të numërimit.

Kjo metodë “numërimi” është në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Duke mbuluar katrorin e subjektit zgjedhor me numër 13, nuk lejohet të kuptohet nëse në atë katror ka patur ose jo një “X”.

Si fenomen i përhapur në masë, le të kuptohet se ka qenë pjesë e një plani të manipulimit të vullnetit të qytetarëve për të nxjerr jashtë loje kandidatët e pavarur. Më poshtë, evidentimin e kësaj shkeljeje e kemi ilustruar edhe me disa shembuj me fotografi, të cilët janë depozituar edhe në KQZ/KAS si pjesë e ankesës tonë zyrtare.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA